Lajme
Clinton e Ashton kërkojnë vazhdimin e negociatave
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur procesin integrues të Serbisë në BE
Pavarësisht se është pritur me protesta në Beograd, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur procesin integrues të Serbisë në Bashkimin Evropian si dhe ka inkurajuar vazhdimin e procesit negociator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ajo ka thënë se vizita në Beograd nuk nënkupton presionin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nuk kemi ardhur këtu që të paraqesim kushte apo të ushtrojmë kontroll”, ka thënë Clinton, e cila gjatë vizitës në Ballkan është shoqëruar edhe nga shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton. Në Beograd, Clinton është takuar me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiq.
“Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, t’i aplikojnë masat konkrete për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Clinton, duke shtuar se SHBA dëshiron ta shoh jetësimin e të gjitha aspiratave të Serbisë dhe të gjitha vendeve të rajonit, në rrugën e tyre drejt BE -së dhe NATO-s.
Sekretarja amerikane e Shtetit ka përshëndetur zhvillimin e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e konsideruar si një mundësi të mirë për vazhdimin e dialogut për çështje thelbësore. “Jemi marrë vesh që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotëni t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton, raporton TG.
Para vizitës në Beograd, sekretarja Cklinton ka qëndruar në Sarajevë, ku i ka dhënë mbështetje integrimit të këtij shteti në BE. Ndërsa stacioni tjetër i saj është Prishtina. Ajo të mërkurën do t’i takojë përfaqësuesit e shtetit kosovar, presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Kjo vizitë mbi të gjitha ka për qëllimin shtytjen përpara të procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














