Lajme
Cilat pjesë të veturave elektrike kanë më së shumti probleme?
Raporti i fundit i TUV-it në Gjermani, një analizë statistikore e dhjetëra milionë kontrolleve teknike, identifikon automjetet me më shumë dhe më pak defekte ose probleme.
Mosha mesatare e automjeteve në Gjermani po rritet, pasi shumë shoferë nuk mund të përballojnë më kalimin në makina të reja ose të përdorura për shkak të çmimeve të larta. Për më tepër, mirëmbajtja gjithashtu ndikohet nga kriza ekonomike. Megjithatë, për shumë vende, mosha mesatare e parkut automobilistik gjerman, që sapo kalon dhjetë vjet, është ende një luks.
Për herë të parë, automjetet elektrike janë përfshirë mjaftueshëm në inspektimet teknike për të nxjerrë rezultate statistikore. Në grupmoshën deri në tre vjet, në statistikën vjetore janë përfshirë dhjetë modele plotësisht elektrike nga gjithsej 111 modele.
Për automjetet katër deri në pesë vjet të vjetra, gjashtë nga 113 modelet ishin elektrike. Këto të dhëna tregojnë se automjetet elektrike nuk janë as më të sigurta, as më të pasigurta teknikisht krahasuar me ato me motorë me djegie të brendshme.
Tesla Model 3 u rendit në vendin e fundit në renditjen e përgjithshme. Në inspektimin e parë teknik, 14.2 për qind e automjeteve kishin defekte të rëndësishme, ndërsa në inspektimin e dytë (për automjete katër deri pesë vjet të vjetra) kjo shifër u rrit në 19.7 për qind. Nga ana tjetër, Volkswagen e-Golf u cilësua si më i miri.
Modeli 3 mori një vlerësim të ulët jo vetëm për shkak të defekteve të shpeshta në dritat e shkurtra, por edhe për shkak të intervaleve të rralla të mirëmbajtjes. Kjo është pozitive për kostot, por jo për qëndrueshmërinë teknike të automjetit.
Gjithashtu, ka disa mangësi specifike për automjetet elektrike, si konsumimi i parakohshëm i sistemit të pezullimit për shkak të masës së madhe të automjetit. Ky problem prek Tesla Model 3 më shumë se modelet e tjera elektrike.
Për më tepër, frenat humbasin performancën nëse përdoren rrallë, për shkak të rekuperimit të energjisë që mundësohet nga motori elektrik. Për të parandaluar ndryshkjen e disqeve të frenave, TÜV rekomandon një zgjidhje të thjeshtë: frenoni herë pas here me forcë. Natyrisht, këtë duhet ta bëni pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Një faktor lehtësues që mund të shpjegojë pjesërisht rezultatet e dobëta të Tesla Model 3 është përdorimi më i madh krahasuar me automjetet e tjera. Pas tre vjetësh, një Model 3 mesatarisht ka përshkuar 53,000 kilometra, ndërsa mesatarja për të gjitha automjetet e kësaj moshe është 42 mijë kilometra, dhe madje më pak për modelet e tjera elektrike.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














