Kosova
Çifti nga Gjermania thotë “Po” mes Alpeve shqiptare
Një martesë në Theth
Natyra mahnitëse që ofron Thethi e solli Robin dhe Aurorën në Shqipëri. Jo për turizëm, por për të kurorëzuar dashurinë e tyre midis Alpeve shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Po mendonim me Aurorën një vend special dhe donim patjetër që të ishte në natyrë. Gjithashtu, donim një vend që të kishim edhe tërheqje. Dy vjet më parë ishim në Theth dhe bëmë udhëtimin për në Valbonë. Qëndruam tri net në Theth. Për mua ishte hera e parë në Theth dhe në Shqipëri dhe u ndjeva shumë mirë me vendin dhe me banorët. Prandaj vendosëm ta bënim këtu. Jam shumë i lumtur”, thotë Robin Wilham.
Thethi ishte një rastësi e bukur për gjermanin, por jo për Aurorën. Ajo ka lindur në Kosovë, por është larguar që në kohën e luftës në Gjermani. Ndaj, për ta nuk ka qenë aspak e vështire të vendosnin ku do i thoshin “po” njëri-tjetrit.
“Kemi ardhur në Theth dhe menjëherë kam rënë në dashuri me këtë vend të bukur të mahnitshëm. Kur vendosëm të martoheshim kemi bërë zgjidhjen për ta bërë dasmën ose në Kosovë ose në Shqipëri dhe menjëherë të dyve na shkoi Thethi në mendje”, tregon Aurora Kastrati.
Ndonëse një çift modern, dasma e tyre është menduar të jetë tradicionale, ku nuk ka se si të mos mungojnë gatimet e zonës.
Një dasmë e menduar deri në detaje…Aurora e veshur me xhubletën tradicionale dhe Robin me veshjen e burrave të Malësisë ndërthuren më së miri me ansamblin e valleve.
Megjithatë, miqtë dhe familjarët ishin skeptikë për këtë vendim të tyre. Largësia nga vendi ku ata jetojnë u kthye në problem, por Thethi ia doli të bëjë magjinë e tij.
“Më thanë që është shumë larg dhe pse nuk ke menduar ta bësh në Gjermani apo pse jo në Spanjë apo diku tjetër, por menjëherë sa i tregova fotografitë, e kuptuan pse doja këtu. Gjeta këtë parajsë të vogël këtu dhe tani ata mendojnë se bëra një zgjedhje të shkëlqyer”, tregon Robin.
Mes bukurisë së natyrës dhe perëndimit magjepsës, ëndrra e tyre u kurorëzua duke celebruar martesën në Thethin e “zanave të malit”.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












