Shqipëria
Euro dobësohet nga lekut shqiptar
Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë zhvlerësim me Fluksi i turistëve të huaj, remitancat, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme
Monedha evropiane po përballet me një tjetër valë dobësimi në tregun shqiptar.
Nën ndikimin e prurjeve të larta valutore dhe rritjes së ofertës së euros, kursi i këmbimit ka zbritur në nivele rekord, duke e bërë lekun edhe më të fortë përballë valutës evropiane.
Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro këmbehet me 94.89 lekë ndërsa në tregun valutor vlera e saj ka rënë edhe më tej duke u tregtuar në rreth 94.5 lekë.
Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë zhvlerësim me Fluksi i turistëve të huaj, remitancat, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, transmeton albinfo.ch.
Për të zbutur luhatjet në tregun valutor dhe për të forcuar rezervën valutore të vendit Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet përmes blerjes së euros. Sipas kalendarit të publikuar, gjatë vitit 2026 institucioni parashikon të tërheqë nga tregu mes 330 dhe 450 milionë euro.
Këto ndërhyrje kanë ndikuar në rritjen e rezervës valutore, e cila aktualisht ka kaluar nivelin e 7.5 miliardë eurove. Pjesa më e madhe e kësaj rezerve mbahet në euro, e ndjekur nga dollari amerikan dhe paundi britanik.
Por të stabilizuar kursin e këmbimit në Shqipëri ekspertët e ekonomisë sugjerojnë vënien në funksion të politikës së deeurozimit sidomos gjatë sezonit veror. Sipas parashikimeve të ekspertëve, euro mund të vijojë rënien edhe gjatë javëve në vijim, duke prekur në kulmin e sezonit veror nivele edhe më të ulëta se 94 lekë.
ECURIA E EUROS NË QERSHOR
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
16 qershor 2025 97.99 lekë
16 qershor 2026 94.89 lekë
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












