Lajme
Mbi 4 mijë raste dhune në familje në kantonin Vaud gjatë 2025
Në kantonin Vaud është regjistruar rritje e rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2025, me gjithsej 4,120 raste, që përfaqësojnë një rritje prej 4.5% krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra për Barazi ndërmjet Grave dhe Burrave Office for Equality between Women and Men (BEFH), policia ka ndërhyrë mesatarisht 3 deri në 5 herë në ditë në situata të dhunës në familje. Rreth gjysma e rasteve kanë ndodhur në shtëpi, ndërsa pothuajse gjysma e ndërhyrjeve kanë përfunduar me largimin e autorit të dyshuar.
Gjatë vitit janë regjistruar edhe dy raste vrasjesh në këtë kontekst, ku kanë humbur jetën një grua dhe një burrë. Në total, 1,415 persona janë konsideruar viktima, prej të cilëve shumica dërrmuese gra.
Po ashtu, është rritur edhe kërkesa për ndihmë. Në qendrat LAVI kanë kërkuar ndihmë 1,366 persona (+4%), ndërsa spitalet kanë kryer 280 ekzaminime mjeko-ligjore për raste të dhunës seksuale, një rritje prej 40% krahasuar me vitin 2024.
Autoritetet theksojnë se gratë mbeten viktimat kryesore, sidomos në rastet mes partnerëve ose ish-partnerëve, ku që nga viti 2021 janë regjistruar 11 vrasje.
Në kuadër të masave parandaluese, autoritetet kantonale kanë forcuar sistemin e mbështetjes dhe trajtimit të autorëve të dhunës, ndërsa është aktivizuar edhe linja kombëtare 142, e cila ofron ndihmë dhe këshillim 24 orë në ditë për viktimat e dhunës në familje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










