Kosova
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
LDK-ja renditet e dyta në votat e diasporës, ndërsa procesi i numërimit vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, me fokus te votat e ardhura përmes postës nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri tani janë numëruar 131 nga gjithsej 223 kuti të votimit me postë, që përfaqësojnë 58.74 për qind të totalit.
Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka marrë 70.26 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.71 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mban pozitën e tretë me 8.59 për qind.
Votat me postë po rezultojnë vendimtare në konsolidimin e rezultatit zgjedhor, veçanërisht për Vetëvendosjen, e cila ka rritur ndjeshëm përqindjen dhe numrin e mandateve pas nisjes së numërimit të votave të diasporës.
Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare mund të pësojnë ndryshime pas numërimit të kutive të mbetura, si dhe të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











