Lajme
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar
Siç ka shkruar platforma albinfo.ch, Blerim S., baba i tre fëmijëve dhe i njohur në komunitetin shqiptar, ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një shtyllë ure në kantonin Aargau. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Detajet e reja tregojnë se ai humbi jetën të dielën në mbrëmje pasi automjeti që po drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ure në Birrfeldstrasse, pranë Wohlenschwilit në kantonin Aargau.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi pak pas orës 18:30. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, automjeti i tij Renault doli nga korsia dhe u përplas me forcë. Pavarësisht reagimit të shpejtë të ekipeve të emergjencës, 37-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, transmeton albinfo.ch.
Blerimi jetonte në rajonin e Wohlenit, ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai punonte në një kompani të njohur të industrisë së orëve dhe njihej si një tifoz i pasionuar i futbollit, duke qenë i angazhuar edhe në një klub futbollistik lokal.
Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij. Një mike e familjes tha për mediat zvicerane se lajmi ka tronditur të gjithë rrethin e tij shoqëror.
“Është jashtëzakonisht tragjike që ai nuk është më mes nesh. Ai lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët”, është shprehur ajo.
Dhimbja është e madhe edhe në komunitetin shqiptar, ku Blerimi njihej gjerësisht. Sipas të afërmve, babai i tij kishte qenë një figurë e njohur për angazhimin e tij në çështjen e çlirimit të Kosovës.
Në vendin e aksidentit janë vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa shumë persona kanë shprehur pikëllimin e tyre edhe në rrjetet sociale.
Autoritetet e kantonit Aargau kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri tani nuk dihet nëse në ngjarje kanë ndikuar probleme shëndetësore, shpejtësia apo faktorë të tjerë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









