Kosova
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon edhe me kategoritë e tjera të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht ai përmes postës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas KQZ-së, deri të mërkurën në orën 09:00 janë numëruar 215 nga gjithsej 223 kuti votimi, që përbën 96.41 për qind të procesit të numërimit të votave me postë.
Në proces kanë mbetur edhe tetë kuti votimi, pas përfundimit të të cilave do të mbyllet tërësisht numërimi i votave të ardhura përmes postës.
Ndërkohë, të mërkurën në mëngjes ka nisur edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht. Ky proces është zhvilluar në 52 vendvotime me kusht në mbarë Kosovën, ku janë evidentuar 8,751 votues.
Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, të cilët kanë votuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve lëvizëse. Për këtë kategori kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.
Sipas të dhënave të KQZ-së, për votimin përmes postës ishin regjistruar rreth 105 mijë shtetas të Kosovës. Nga 85,790 pako të supozuara me fletëvotime të pranuara për vlerësim, janë aprovuar 82,809, ndërsa 2,981 janë refuzuar.
Procesi i numërimit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të qartësojnë përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











