Kosova
36 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 15 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i rasteve është raportuar në Ferizaj me 10 raste, në Prishtinë me 8 dhe në Kaçanik me 6 raste. Në Fushë Kosovë janë shënuar 3 raste, ndërsa në Lipjan, Obiliq dhe Vushtrri nga 2 raste secila. Po ashtu, nga një rast është regjistruar në Gjilan, Shtime dhe Deçan.
IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të simptomave si temperaturë e lartë, skuqje e lëkurës, kollë, rrufë apo skuqje të syve.
Instituti thekson se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të përhapet shpejt në komunitet, ndaj u bën apel prindërve që të kontrollojnë vaksinimin e fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas kalendarit të rregullt.
Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












