Kultura
Bushpepa ka frikë nga gjysmëfinalja në Eurosong
Eugent Bushpepa e bëri një hyrje “alla grande” në provën e parë në Lisbonë. Kështu shkruan sajti kushtuar Eurosong, Wiwiblogs. Aty thuhet se “rokeri, zëri i të cilit nuk zbret asnjëherë nga niveli i përsosur, kapi notat e veta më të larta, ndërsa sytë e tij shihnin kamerën që nuk iu shqit asnjë çast”.
Në një shkrim pas provës së parë zyrtare në Lisbonë, Wiwiblog vëren se performancat e rokut kanë tendencën të jenë krejt të thjeshta dhe as kjo nuk përbën ndryshim, përcjell albinfo.ch.
“Ndriçimi që përfshin të kuqen shqiptare, krijon një ambient të këndshëm që i shkon aq shumë këtij zhanri. Edhe më mirë: ata arrijnë ta mbushin gjithë skenën me instrumentet dhe karizmën e tyre. Eugent është i vogël, por nuk zhduket”, shkruan ky sajt duke përshkruar provat e para.
Bushpepa ka bërë për vete gazetarët në Lisbonë, jo vetëm me zërin dhe këngën. Ai ka plotësuar dëshirën e tyre duke kënduar për ta edhe në konferencë shtypi. Para pyetjeve, gazetari i Wiwiblogs e vlerësoi për zërin, një gazetar britanik e cilësoi këngën e tij si këngën më të mirë shqiptare në Eurosong, ndërsa një gazetar polak u shpreh se zëri i tij është fenomenal. “Konkurrojmë në gjysmë finalen e parë që vlerësohet si gjysmë finalja e vdekjes, sepse ka shumë shtete me këngë të mira që konkurrojnë me këngë shumë të mira”, tha ai.
Festivali Evropian i Këngës do të mbahet në datat 8, 10 dhe 12 maj këtë vit në Lisbonë të Portugalisë.
E-Diaspora
-
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të prezantohet në Zurich Film Festival (ZFF), ku... -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









