Shëndetësi
Burrat shumë shpejt mund të mbesin shtatzënë
Suksesi i transplantim të mitrës nënkupton se shkenca tani është e gatshme të ndërmarrë veprime të ngjashme si te gratë për të lejuar lindjet edhe te ata që lindin si meshkuj
Burrat shumë shpejt mund të mbesin shtatzënë falë zhvillimit të transplantimit të mitrës, sipas një prej profesorëve liderë në fushën e fertilitetit.
Suksesi i transplantim të mitrës nënkupton se shkenca tani është e gatshme të ndërmarrë veprime të ngjashme si te gratë për të lejuar lindjet edhe te ata që lindin si meshkuj, ka shpjeguar Richard Paulson, presidenti në largim i Shoqërisë Amerikane për Medicinën Reproduktive.
Ai ka shtuar se njerëzit që duan të kenë operim për ndryshim të gjinisë mund të shfrytëzojnë avantazhin e transplantit të mitrës që do t’u lejonte atyre të kenë fëmijë.
“Mund ta bëni qysh nesër. Mund të ketë sfida shtesë, por nuk shoh asnjë problem të madh që e pengon këtë… Unë personalisht dyshoj se do të ketë gra trans të cilat do të duan të kenë mitër dhe të bëjnë transplantin”, ka thënë Paulson, transmeton Albinfo.ch.
Edhe pse thotë se gratë dhe burrat kanë forma të ndryshme të legenit, prapëseprapë ai vlerëson se ka hapësirë të mjaftueshme për transplantim të mitrës.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












