CH-Ballkani
Bien investimet e huaja në Maqedoni
Investitorët e huaj në nëntë muajt e parë të vitit kanë investuar 116 milionë euro në Maqedoni. Bëhet fjalë për 24.7% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Kombëtare. Kjo është për shkak të veprimit të pesë ministrave përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja.
Në të njëjtën kohë, investitorët e huaj tashmë që punojnë në Maqedoni, kanë nxjerrë jashtë vendit 152.9 milionë dividente, gjë që ndikoi në bilancin e investimeve të huaja, raportojnë mediat në Shkup.
Shifrat e publikuara nga Banka Kombëtare kanë konfirmuar se investitorët e huaj përmbahen për të ndërtuar fabrika. Ata janë duke i shtyrë planet e tyre për kohë të pacaktuar në pritje të rezultatit të zgjidhjes së krizës politike.
Prandaj, analistët besojnë se është pothuajse e pabesueshme për të arritur parashikimet e Qeverisë për një fluks të investimeve të huaja në mes të 240 dhe 410 milionë eurove.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













