Lajme
Bie konsumi në Shqipëri
Banka Shqiptare vëren se rënia e importit të mallrave për ushqime, dëshmon për dobësim të mëtejshëm të kërkesës për konsum në ekonomi
Qytetarët e Shqipërisë kanë vazhduar të pakësojnë shpenzimet për konsum edhe në tremujorin e parë të vitit duke sinjalizuar thellim të krizës ekonomike. Kështu konsideron Banka e Shqipërisë në raportin e sapo publikuara të politikës monetare.
Banka vëren se rënia e importit të mallrave për ushqime si dhe ajo e balancës së blerjeve në shuma të mëdha dëshmojnë për dobësim të mëtejshëm të kërkesës për konsum në ekonomi.
Rënia e kërkesës së brendshme, posaçërisht konsumit të familjeve dhe investimeve private është shkaku kryesor i ngadalësimit të ekonomisë në shifrat më të ulëta që nga viti 1997.
Nga gjeneratori i rritjes së shpejtë të prodhimit në vitet para krizës, kërkesa për konsum tashmë po prodhon efektin e kundërt, atë të tkurrjes ekonomike.
“Shkaku kryesor i rënies lidhet me pasiguritë e larta që ka sjellë kriza tek familjet. Por vitin e fundit, duket se ka edhe një tjetër arsye se pse qytetarët nuk blejnë dhe ajo lidhet me të ardhurat. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit të kaluar të ardhurat e disponueshme të familjeve u tkurrën krahasuar me një vit më parë”, thuhet në një raport publikuar nga “Express”
Ndonëse Banka vlerëson se ky tregues u përmirësua në tremujorin e fundit të 2012-s, për një grup të madh familjesh, veçanërisht ato që kanë si burim të vetëm pagat, tkurrja e të ardhurave ka vazhduar.
Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar, për herë të parë që nga 2006, paga mesatare në ekonomi u zvogëlua me 6.5 për qind. Në raportin e fundit, Banka vlerëson se pagat reale kanë vijuar të ulen edhe në tremujorin e parë të vitit, duke tkurrur të ardhurat për të punësuarit veçanërisht në sektorin privat
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












