Lajme
Behgjet Pacolli, 340 milionë euro pasuri
Pacolli ka deklaruar një pasur prej 340 milionë eurosh, përfshirë edhe aeroplan privat në vlerë 18 milionë euro. Vetëm hotel Ilirinë e ka vlerësuar mbi 40 milionë euro
Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe njëherit zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli është politikani më i pasur në Kosovë e padyshim njëri nga më të pasurit në Ballkan. Ai ka deklaruar një pasur prej 340 milionë eurosh, përfshirë edhe aeroplan privat në vlerë 18 milionë euro.
Pasurinë e tij Pacolli e ka bërë transparente në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, e cila të mërkurën i ka publikuar raportet edhe për opinionin publik. Agjencia kundër Korrupsioni dëshiron të hedh dritë mbi pasuritë e të gjithë zyrtarëve kosovarë.
Në bazë të këtyre raporteve, Pacolli në deklarimin e fundit të pasurisë ka deklaruar miliona para në aksione por edhe para të gatshme. Shuma totale e pasurisë së tij kap shifrën e 340 milionë eurove ndërsa ndër to 140 milionë euro janë deklaruar nga aksione anonime.
Shtëpia jashtë vendit në vlerë prej 20 milionë euro, hotel Iliria 42 milionë euro si dhe aksionet në Grand Hotel. Po ashtu ai ka thënë se vetëm shtëpia e tij në Hajvali ka vlerë mbi 18 milionë euro, aq sa ka vlerë edhe aeroplani i tij privat. Pasuria më e madhe e tij është Mabetex, ndërsa shumicën e aksioneve thotë i ka jashtë vendit.
Ndryshe nga zëvendëskryeministri Pacolli, kryeministri Hashim Thaçi është dukshëm më i varfër. Madje ai është i zhytur thellë në kredi, 100 mijë euro, për ndërtimin e shtëpisë 700 metra katrorë. Kryeministri ka deklaruar se ka vetëm 9 mijë euro para të gatshme në banka.
Ndërsa pas Pacollit, në skenën politike kosovare duket që me i pasuri është biznesmeni Ramiz Kelmeni. Pasuri e deputetit dhe biznesmenit milioner nga Peja është afër 100 mijë euro, Kelmeni i ka të deklaruara vetëm paga vjetore të cilat i merr nga kompania e tij Elkos. Ndërsa kredi në banka, Kelmendi i ka të deklaruara mbi 8 milionë euro.
Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës ndërkaq është njëri nga kryetarët më të pasur të komunave në Kosovë. Me një pasuri të deklaruar prej rreth 7.7 milionë euro, në deklarimin e pasurisë së Bahtirit bie në sy një veturë e llojit BMW me një kosto prej 111 mijë euro. Bahtiri, vetëm pasurinë që ka trashëguar nga prindërit e ka deklaruar në vlerë 6. 2 milionë euro.
Ndërsa presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga është në mesin e zyrtarëve që ka një pasur relative, madje në krahasim me të tjerët duket shumë e varfër. Në vitin 2013, Jahjaga ka pasur para të ruajtura në bankën 47,853 euro, kurse bashkëshorti i saj në vitin e kaluar nuk e ka pasur asnjë centë të deklaruar në bankë.
Ajo këtë vit i ka te deponuara në një bankë (te afatizuara) 42,500 euro, dhe po ashtu në një bankë tjetër 28,535 euro. Kurse, në një tjetër xhirollogari 400 euro i ka kursyer bashkëshorti i saj. Këtë vit presidentja Jahjag ka blerë një veturë të re “Shkoda New Octavia 1.6 TDI” për 16,500 euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












