Kosova
“Baroni i drogës” po strehohej në një fshat të Vitisë
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e “baronit të drogës”, shtetasit të Shqipërisë, Gëzim Çela.
Sipas PK-së, ai ishte i shoqëruar nga dy gra nga Shqipëria dhe një burrë nga Kosova dhe ky i fundit e ka strehuar Çelën për një kohë në shtëpinë e tij në Viti.
“I dyshuari G.Ç., (mashkull shtetas i Shqipërisë), në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra, shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova. Dyshohet se shtetasi i Kosovës ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e antidrogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi të tjera të PK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari kosovar A.I., i është bastisur shtëpia, ku i është sekuestruar një AK-47 dhe 15 fishekë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











