Lajme
Bankat fituan 25 milionë euro
Fitimi i bankave në 9- mujor është për rreth 11 milionë euro më i lartë për tre muajt e fundit, nga gjysma e parë e këtij viti
Për nëntëmujorin e këtij viti bankat komerciale në Kosovë shënuan një profit të pastër prej hiç më pak se 25 milionë euro. Kjo shumë e fitimit është siguruar falë normave të larta të interesit në kredi, të cilat i aplikojnë bankat komerciale për klientët, shkruan Zëri.
Fitimi i bankave në 9- mujor është për rreth 11 milionë euro më i lartë për tre muajt e fundit, nga gjysma e parë e këtij viti, pasi që deri në qershor ato kishin fituar 14.9 milionë
euro.
Fitimet më të larta për periudhën janar-shtator 2011 i ka shënuar “Pro Credit Bank” prej 10.1 milionë euro, e pasuar nga “Raiffeisen Bank” me 7.6 milionë euro, “NLB Prishtina” 3.3 milionë euro, “TEB” 1.7 milion euro, “Banka Ekonomike” 1.1 milion euro, “Banka për Biznes” 523 mijë euro, 119 mijë euro Banka Kombëtare Tregtare dhe 23 mijë euro i ka fituar dega në Kosovë e “Komercialna Bankës” të Serbisë, e cila operon kryesisht në vendbanimet serbe në Kosovë.
Bankat komerciale kanë rritur edhe shumën e përgjithshme të depozitave të klientëve. Një rritje e madhe vërehet tek bankat më të vogla, përkatësisht Banka Kombëtare Tregtare (BKT), e cila pothuajse i ka dyfishuar depozitat vetëm për tre muaj.
Depozitat e klientëve në BKT në qershor të këtij viti kanë qenë 59 milionë euro, ndërsa deri në shtator kanë arritur në 93 milionë.
Në TEB në qershor depozitat kanë qenë 183 milionë euro, ndërsa në shtator kanë arritur në 194 milionë euro, në Raiffeisen nga 544 milionë euro kanë arritur në 578 milionë euro, në Pro Credit nga 625 milionë euro, sa kanë qenë në qershor, kanë arritur në 646.7 milionë euro në shtator, në NLB nga 295 milionë euro në qershor kanë arritur në mbi 315 milionë euro në shtator, në Bankën Ekonomike nga 122 milionë euro në qershor, në shtator depozitat kanë arritur në 133 milionë euro, në Bankën për Biznes nga 86 milionë euro kanë arritur në 100 milionë euro dhe në Komercialna Banka nga 32 milionë euro kanë arritur në 34 milionë euro.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e interesit në depozita në gjysmën e parë të vitit 2011 ishte 3.4 për qind, krahasuar me 3.7 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa norma mesatare e interesit në kredi gjatë kësaj periudhe ishte 14.3 për qind, krahasuar me 14.4 për qind në gjysmën e parë të vitit 2010.
Rrjedhimisht, diferenca ndërmjet normave të interesit në kredi dhe normave të interesit në depozita në gjysmën e parë të vitit 2011 ishte 10.9 për qind.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare











