Lajme
Asistenca e BE-së, për liberalizim, 70 milionë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar se i gjithë mekanizmi ndërinstitucional për ri-integrimin e personave të riatdhesuar është funksional dhe ka shënuar rritje të konsiderueshme në trajtimin e kërkesave për ndihmë personave të riatdhesuar.
Është thënë se asistenca e BE-së për vitet 2011-2013 do të jetë 70 milionë euro dhe se 30 për qind e asistencës së përgjithshme do të fokusohet në asistencën për zbatimin e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri Rexhepi kështu njoftoi në takimin e 11-të, të Grupit punues për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, në të cilën morri pjesë ministri ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, zyrtarë të lartë të MPB-së dhe ministrive tjera, si dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.
Ndërsa ministrja, Vlora Çitaku ka deklaruar se me datën 1 korrik ka përfunduar raundi i takimeve të Dialogut të procesit të Stabilizim Asociimi.
Ajo ka thënë se Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë koordinuar përgatitjen e pyetësorit për zbatimin e procesit të ri-integrimit në nivel lokal.Grupi Punues për Liberalizim të Vizave me BE-në mban takime të rregullta me ç’rast nga përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës raportohet për të arriturat e fundit për procesin e Liberalizimit të Vizave me BE-në.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










