Lajme
Arrestohet kosovari: Paraqitet si polic dhe kërkon para nga plaku 84-vjeçar
I moshuari qe udhëzuar nga mashtruesi përmes telefonit që të tërhiqte para nga banka në mënyrë që një person të mund të vinte në shtëpinë e tij për të kontrolluar...
Një shtetas kosovar ka dashur të marrë para nga një qytetar i moshuar në rajonin Weinfelden, (Kantoni i Thurgaut) si pjesë e një mashtrimi telefonik. Por, të moshuarit të zgjuar 84-vjeçar i ishte dukur e dyshimtë kjo telefonatë, transmeton albinfo.ch. Rrjedhimisht ai ka njoftuar Policinë Kantonale të Thurgaut, e cila ka arrestuar mashtruesin 34-vjeçar
Plaku zviceran ka marrë një telefonatë nga një person, i cili pretendonte të ishte polic. Ai i ka shpjeguar atij se para të falsifikuara ishin paraqitur në qarkullim, shkruante policia kantonale në një komunikatë të lëshuar të mërkurën, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.
I moshuari qe udhëzuar nga mashtruesi përmes telefonit që të tërhiqte para nga banka në mënyrë që një person të mund të vinte në shtëpinë e tij për të kontrolluar nëse ato ishin autentike ose false.
Por 84-vjeçari ka dyshuar për tentativë mashtrimi dhe ka lajmëruar policinë, përcjell albinfo.ch. Dhe, policët arritën të arrestonin njeriun që donte të merrte para me mashtrim. Ndaj tij u hap një hetim penal.
Rekomandime të sjelljes nga policia kantonale e Thurgaut: Policët e vërtetë nuk do të kërkojnë kurrë nga diksuh dorëzim parash apo sendesh me vlerë.
Asnjëherë mos u jepni para ose sende me vlerë njerëzve të panjohur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











