Lajme
Anulohen dy aeroplanë për kthimin e azilkërkuesve
Për shkak të mungesës së parave, dy fluturime janë shlyer nga lista e prioriteteve, raporton Qeveria belge
Qeveria e Belgjikës ka anuluar riatdhesimin e disa personave për mungesë të mjeteve të destinuara për këtë çështje. Merret vesh se dy aeroplanë që ishin destinuar për rikthimin e azilkërkuesve, njëri në Tiranë e tjetri në Londër, ishin anuluar pasi që Qeveria e këtij shteti nuk kishte ndarë mjete për të mbuluar rikthimin në vendlindje.Dy aeroplanë të Ministrisë së Mbrojtjes të Belgjikës, siç raporton agjencia INA e Shkupit, është dashur që javën e kaluar njëri të fluturoj në Shqipëri dhe tjetri në Londër. “Për shkak të mungesës së parave, këto dy fluturime janë shlyer nga lista e prioriteteve, pasi Qeveria nuk kishte ndarë një shumë e cila do mbulonte fluturimet e tilla”, thuhet në një njoftim.Reagimet nga mediat belge, siç thuhet, kanë shtyrë Ministrinë që të jep një komunikatë mbi këtë çështje.“Nga Ministria është informuar se me të vërtetë Enti për Azil ka për detyrë dhe të drejtën të komandoj aeroplanët e Armatës për ekstradimin e azilantëve, por edhe ky ent është i obliguar që të paguaj mjetet e harxhimeve në llogari të Armatës”, thuhet në raport. Shuma për një fluturim në Shqipëri arrin në 5.000 euro.Sipas informatave që ka publikuar INA, për në Shqipëri janë gjithsej 8 persona ku 4 nga ta janë kosovarë, ndërsa 4 të tjerët janë nga Shqipëria. Për fluturimin në Londër është informuar se janë 2 shtetas nga Kosova, të cilët kishin hyrë në Belgjikë nga Britania e Madhe, ndërsa të tjerët janë refugjatë me origjinë nga Afrika.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










