Lajme
Ali Ahmeti në Zvicër, kërkon votën e mërgimtarëve
Një delegacion i kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të udhëtojë në Zvicër për të bindur mërgimtarët nga Kërçova që të vijnë në vendlindje për të votuar gjatë zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të mbahen në muajin mars të vitit të ardhshëm në Maqedoni.
Vizita do të realizohet në ditët e para të muajit nëntor, kur do të mbahen edhe tubime informative me mërgimtarët në Cyrih, Solloturn dhe Bazel, shkruajnë mediat shqiptare në Shkup.
Me Ligjin për ndarje territoriale, vitin e ardhshëm Komunës së Kërçovës duhet t’i bashkëngjiten edhe komunat e Zajazit, Osllomese, Drugovës dhe Vraneshticës, mirëpo edhe përkundër faktit se shqiptarët me këtë bashkim tejkalojnë numrin e popullatës maqedonase, shfaqet droja se mund të humbin në zgjedhje.
Delegacionii BDI-së që do të udhëtojë në Zvicër do të kryesohet nga kryetari Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ministrat Abdylaqim Ademi, Nevzat Bejta, Fatmir Besimi, deputeti Arben Llabënishti dhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti.
Takimi i parë me bashkatdhetarë do të mbahet të shtunën, më 3 nëntor duke filluar nga ora 16:00, në ,,Boleros‘‘, adresa : Dälliker strasse 33, 8107 Buchs Zürich. Takimi tjetër do të mbahet të dielën, më 4 nëntor nga ora 13:00, në ,,Luxory’’, adresa: Malen strasse 6, 2540 Grenchen, Solloturn. Ndërsa takimi i fundit mbahet po ashtu të dielën, më 04 nëntor nga ora 18:00, në ,,ONUR ‘‘, adresa: Basler strasse 58, 4203 Grellingen Basel-land.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











