E-Diaspora
Rilinda Rexhepi, një tjetër shqiptare ansambleiste në Austri
Për gjashtë vitet e ardhshme të mandatit të saj në këshillin komunal. Rilinda Rexhepi së bashku më kolegët e saj do të punojnë dhe përpiqen për një zhvillim të mëtejshëm në Katsdorf.
Rilinda Rexhepi ka fituar garën për asamble në komunën e Katsdorf-it në Austrinë e Epërme në zgjedhjet e 27 shtatorit. Ajo ishte e nominuar nga Partia Popullore Austriake (ÖVP).
“ Në zgjedhjet aktuale për këshillin komunal me anë të votave që mora, arrita të siguroja një vend në këshill dhe të gjithë kandidatët, ashtu si dhe unë kemi punuar shumë për të fituar kryetari i bashkisë që ishte kandidat i ÖVP-se, si dhe për të siguruar një shumicë votash e kandidatësh nga partia jonë”, theksoi Rilinda gjatë një bisedë për “albinfo.ch”.
Për gjashtë vitet e ardhshme të mandatit të saj në këshillin komunal. Rilinda Rexhepi së bashku me kolegët e saj do të punojnë dhe përpiqen për një zhvillim të mëtejshëm në Katsdorf. Kërkesat dhe nevojat e njerëzve që ata i kanë zgjedhur, do ta jenë prioriteti i tyre për të ardhmen. Ajo premton se do të punojë shumë për të krijuar dhe mundësuar banorëve të këtij vendi një rritje të cilësisë të jetës në komunën ku punon dhe përfaqëson.
Prizrenasja Rexhepi është e martuar dhe nënë fëmijësh. Ajo migroi me prindërit e saj në vitin 1989 në Austri. Së bashku me motrën e saj Inën dhe vëllain Azam Rexhepin prej pesë viteve kanë themeluar firmën e tyre “Rex” e cila është e specializuar në fushën e dizajnit, “printimit” dhe marketingut dhe u ofron klientëve ide dhe inovacione të ndryshme. Klientë të tyre janë firma prestigjioze në Austri dhe jashtë saj si “Pago Fruchtsasft”, “Kwidza”, “Linz Ag” si dhe shumë firma dhe kompani serioze në Austri. Por, sa është e vështirë që në të njëjtën kohë, të jeshë një grua dhe nënë shembullore, një biznesmene e suksesshme dhe të synosh karrierë politike?
“Sigurisht që nuk është e lehtë të jesh biznsmene, të kesh një karrierë politike, të jesh grua e devotshme. Asnjë nga këto nuk i kam lënë kurrë mbas dore . Suksesin tim, në të gjitha këto fusha, ia dedikoj bashkëshortit tim, që është një ndihmë e madhe për mua, si dhe familjes e prindërve të mi, që më gjenden gjithmonë pranë dhe më mbështesin me ndihmën e tyre”, tregon Rilinda.
Përpos Rilinda Rexhepit, të dielen Lulzim Fejzullahi arriti të zgjidhet asambleist në një tjetër komunë të Austrisë, në Ebensee. Ndërkohë me datën 11 tetor në zgjedhjet për parlamentin e Vjenës, kandidojnë Januz Saliuka nga SPÖ-ja dhe Drita Cacaj nga ÖVP-ja, kjo e fundit së bashku me Edon Zejnen janë edhe kandidatë për zonat elektorale – respektivisht për bezirkun(qarkun) e pestë të Vjenës dhe Edoni për bezirkun 10 –të.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













