Foto Ilustrim
Sport
Shkodran Mustafi: Kisha një të kaluar të varfër
Shkodran Mustafi është një nga futbollistët më të suksesshëm aktualisht shqiptarë. 23 vjeçari me prejardhje nga Gostivari vitin që shkoi me përfaqësuesen gjermane u shpall kampion bote në Brazil, ndërsa luan tek ekipi spanjoll “Valencia”, ku të ardhurat janë mjaftë të larta.
Por, kështu nuk ka qenë edhe në të kaluarën e tij. Gjatë një interviste për rp-online.de, djaloshi shqiptar që jeton në Bebra, në krahinën Hessen të Gjermanisë, ka deklaruar se familja e tij kanë jetuar me një buxhet shumë të vogël.
“Nëse kthehemi disa vite prapa, atëherë ne nuk kishim mundësi për të bërë shumë gjëra. Ne kishim probleme të mëdha financiare. Ne kemi jetuar si një familje e madhe me një buxhet shumë të vogël”, përcjell “albinfo.ch”.
Tutje, Shkodrani ka thënë se është në ndërtim të një shtëpie të re dhe shpeshherë e viziton edhe familjaret e tij në trojet shqiptare.
I pyetur nëse i ka shkuar mendja ndonjëherë ta ndërroj emrin e tij ashtu siç kishte bërë boksieri nga Adnan Catic në Felix Sturm, Mustafi është përgjigjur.
“Kurrë në jetë. Jam i lumtur, ky që jam. Jam shumë krenar që mbaj këtë emër dhe mbiemër”, shton Mustafi.
Ndërkohë mbrojtësi i talentuar shqiptarë duke folur për planet e tij në karrierë është shprehur i kënaqur që luan në një ligë siç është liga spanjolle, ndërsa në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë që të kthehet për të luajtur edhe në bundesligën gjermane, por vetëm atëherë kur e sheh të arsyeshme.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”

















