Bota
Rekord i të papunëve në Gjermani
Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është rritur me 0.4% duke arritur në 6.4%. Kjo do të thotë se në janar 2025 numri i të papunëve në Gjermani është 187,000 më i lartë se në janar 2024
Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit. Megjithatë, në janar 2025, Gjermania shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në dekadën e fundit.
Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit, në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë.
Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. në ndërtim, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Punëdhënësit fajësojnë zhvillime dhe prije të ndryshme kundërvajtëse që kanë penguar rritjen ekonomike gjermane.
Të dhënat në shifra
Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është rritur me 0.4% duke arritur në 6.4%. Kjo do të thotë se në janar 2025 numri i të papunëve në Gjermani është 187,000 më i lartë se në janar 2024.
Numri i përgjithshëm i të papunëve është 2.993 milionë vetë, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit.
Numri më i lartë i të papunëve i regjistruar për herë të fundit në Gjermani ishte ai i janarit të vitit 2015, me 3.032 milionë vetë.
Sinjal alarmi
“Shifrat e tregut të punës janë sinjal alarmi,” tha presidenti i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger.
“Dobësia ekonomike dhe strukturore e ekonomisë gjermane po e godet tregun e punës me të gjithë fuqinë. Koha nuk pret.”
Dulger tha se nevojiten reduktimi i burokracisë, reforma për kostot shtesë të punës dhe çmime më të ulëta për energjinë.
“Vetëm atëherë Gjermania do të kthehet në rrugën e rritjes dhe kthesa në tregun e punës do të jetë e suksesshme.” – tha Dulger.
Lajme të zymta nga tregtia me pakicë
Lajme të zymta vijnë edhe për ekonominë gjermane. Të dhënat e fundit të Zyrës Federale të Statistikave tregojnë se në dhjetor shitjet me pakicë shënuan një rënie të papritur.
Sikurse e kishin parashikuar edhe ekonomistët në dhjetor 2024 shitjet ranë me 1.6% krahasuar me muajin nëntor.
Shifrat tregojnë një rënie prej 1.7% në shitjet e ushqimeve dhe një rënie prej 0.7% në shitjet me pakicë të prodhimeve joushqimore, megjithëse të ardhurat e përgjithshme të tregtisë me pakicë u rritën me 1.8% krahasuar me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














