Bota
Rrëzimi i aeroplanit në Korenë Jugore: Konfirmohen 177 viktima, po hetohen shkaku
Vetëm dy persona kanë mbijetuar, të dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa tre persona janë të zhdukur
Të paktën 177 njerëz kanë vdekur në një aksident avioni në Korenë e Jugut, sipas zyrtarëve lokalë të zjarrfikësve dhe shpëtimit, në atë që është cilësuar si fatkeqësia më e keqe ajrore e vendit në dekada.
Vetëm dy persona kanë mbijetuar, të dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa tre persona janë të zhdukur.
Dy personat që shpëtuan, u tërhoqën te bishti i avionit kur ndodhi shpërthimi, transmeton albinfo.ch.
Pamjet treguan avionin duke rënë dhe u përplasur me murin, para se të shpërthejë në flakë. Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se ka të ngjarë të ketë mos kenë funksionuar si duhet mekanizmat e uljes.
Piloti bëri gjithashtu një telefonatë menjëherë pasi kulla e kontrollit paralajmëroi për zogjtë në zonë. Hetimi për aksidentin mund të zgjasë me vite.
Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur u ul në aeroport në qarkun Muan. Të gjithë në bord ishin koreano-jugor, përveç dy shtetasve tajlandezë.
Avioni, i listuar si Boeing 737-800 në FlightAware , kishte udhëtuar nga Bangkok , Tajlandë. Analistët thonë se si Boeing 787-800 ashtu edhe Jeju Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, kanë një rekord të fortë sigurie.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












