Bota
Java e punës me 4 ditë po jep efekte në Islandë
Në vitin 2023, ekonomia e Islandës u zgjerua me 5%, me normën e dytë të rritjes pas asaj të Maltës ndër ekonomite e pasura evropiane
Ekonomia e Islandës po tejkalon pjesën më të madhe të homologëve evropianë pas vendosjes së një jave më të shkurtër pune pa reduktim page. Ndërmjet viteve 2020 dhe 2022, 51% e punëtorëve në vend kishin pranuar ofertën e orëve më të shkurtra të punës, duke përfshirë një javë katërditore, sipas instituteve, duke thënë se shifra mund të jetë edhe më e lartë sot, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Vitin e kaluar, Islanda regjistroi rritje ekonomike më të shpejtë se pjesa më e madhe e vendeve evropiane dhe shkalla e saj e papunësisë është një nga më të ulëtat në Evropë, vuri në dukje Instituti i Autonomisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shoqata e Islandës për Qëndrueshmëri dhe Demokraci. “Ky studim tregon një histori të vërtetë suksesi. Orët më të shkurtra të punës janë përhapur gjerësisht në Islandë dhe ekonomia është e fortë në një numër treguesish,” thanë studiuesit.
Gjatë dy provave të mëdha midis 2015 dhe 2019, punonjësit e sektorit publik në Islandë punonin 35-36 orë në javë, pa ulje të pagës. Shumë pjesëmarrës kishin punuar më parë 40 orë në javë. Provat përfshinin 2,500 njerëz, më shumë se 1% të popullsisë që punonte në Islandë në atë kohë, dhe kishin për qëllim ruajtjen ose rritjen e produktivitetit duke përmirësuar ekuilibrin punë-jetë.
Studiuesit zbuluan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose u përmirësua në shumicën e vendeve të punës, ndërsa mirëqenia e punëtorëve u rrit “dramatikisht”, nga stresi i perceptuar dhe lodhja nga ngarkesa, deri te ekuilibri shëndet-jetë. Pas provave, sindikatat islandeze negociuan reduktimin e orëve të punës për dhjetëra mijëra anëtarë të tyre në të gjithë vendin.
Në vitin 2023, ekonomia e Islandës u zgjerua me 5%, me normën e dytë të rritjes pas asaj të Maltës ndër ekonomite e pasura evropiane, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo është shumë më e lartë se norma mesatare e rritjes së vendit prej gati 2% në dekadën midis 2006 dhe 2015.
Megjithatë, Fondi parashikon rritje pak më të ngadaltë në Islandë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, kryesisht për shkak të ngadalësimit të shpenzimeve turistike.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











