Lajme
Do të ketë lajme të mira për vizat
Dimitris Avramopoulos, komisioner për Migrim i BE-së, ka sjellë një fije shprese në Prishtinë sa i përket liberalizimit të vizave. Ai kërkoi përmbushjen e obligime sa më shpejt
Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos ka sjellë një fije shprese në Prishtinë sa i përket liberalizimit të vaizëve. Edh pse ai nuk përmendi ndonjë datë të mundshme, ai tha se së shpejti do të ketë një lajm të mirë sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën.
Avramopoulos takoi në Prishtinë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilëve iu tha se integrimi i Kosovës në BE është në rrugë të mbarë.
Avramopoulos foli në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe me atë të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku. Ndësra më herët takoi edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa.
“Vetëm me rezultate të vërteta, në luftimin e korrupsionit të lartë, dhe parandalimin e krizave aktuale të migrimit do të mundohem që vetë ti afrohem kësaj çështje dhe t’u ndihmojmë qytetarëve të Kosovës, që të udhëtojnë pa viza. Llogaris në qeverinë tuaj për reformat dhe dedikimin tuaj që ta ktheni Kosovën në një vend me prosperitet”, deklaroi ai.
Diplomati grek i BE-së, u shpreh optimistë për marrëdhëniet e mira në të ardhshme, ndërkaq tha se “nuk është e largët dita kur do të jemi në pozitë që ta shpallim këtë”.
Ministri Skënder Hyseni ka thënë se Kosova nuk duhet të mbetet edhe më tutje vendi i vetëm në rajon, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm. Ndërkaq ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku është shprehur i bindur se deri në fund të këtij viti do të ketë vendim pozitiv për heqjen e vizave.
Presidentja Atifete Jahjaga theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit.
Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave dhe se prioritet për të gjithë qytetarët pa dallim është integrimi në Bashkimin Evropian, prandaj vendi ynë duhet të ketë perspektivë të qartë evropiane.
Komisioneri evropian për migrim tha se Kosova është e sigurt në perspektivën e saj evropiane dhe pret që përmbushen të gjitha kriteret e përcaktuara që do të mundësojnë liberalizimin e vizave. Ai tha se po kthehet në Bruksel shumë më optimist për progresin e arritur në agjendën evropiane.
Kryeministri Isa Mustafa tha se Qeveria e Kosovës e ka në prioritet integrimin evropian, duke shprehur nevojën e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopulos biseduan edhe për faktin se tashmë është vendosur nën kontroll fluksi i emigracionit, dhe për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për menaxhimin e të kthyerve, duke veçuar fëmijët që kanë braktisur shkollat.
Në këtë kontekst, kryeministri po ashtu veçoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve për punësim sezonal të kosovarëve në vendet e BE-së.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










