Lajme
Sindikata Unia, me rezolutë për eksodin e kosovarëve
Drama më e re e eksodit të kosovarëve drejt shteteve të perëndimit ka ngjallur reagime nga anë të ndryshme. Sindikata zvicerane Unia, gjegjësisht komisioni i saj për migracion ka miratuar një rezolutë në lidhje me eksodin kosovar

“15 vite pas luftës përsëri shpërngulen njerëzit nga Kosova. Kësaj radhe për të kërkuar një perspektivë për veti dhe fëmijët e tyre. Arsyet që kanë çuar deri këtu janë të shumta. Infrastruktura e shkatërruar si pasojë edhe e luftës; politika agresive neo-liberale, e cila manifestohet me rastin e privatizimit të pasurisë shtetërore; sektori financiar, i cili dominohet nga bankat e vendeve të BE-së dhe Turqisë, të cilat në Kosovë kanë gjetur parajsën. Kësaj duhet shtuar edhe politikanët vendor e ndërkombëtarë të korruptuar dhe jokompetent si dhe izolimit faktik të Kosovës. Sipas të dhënave të OKB-së mbi 17% të popullsisë jeton në varfërinë ekstreme (me më pak se 0.94 Euro në ditë) dhe 45 % në varfëri absolute (me më pak se 1.42 Euro në ditë) Papunësia vlerësohet të jetë mbi 40%, ndërsa tek të rinjtë mbi 70%, thuhet nënjë rezolutë që Komisioni për Migracion në kuadrin e sindikatës më të madhe zvicerane, Unia.
Më tutje teksti i rezolutës së Unia-s kritikon edhe aspekte të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. “Pavarësisht Misionit të gjerë të OSBE-së, i cili në Kosovë që nga viti 1999 është përgjegjës për rindërtim të institucioneve shtetërore, për demokratizim, si dhe për zhvillimin politik përmes EULEX-it, BE-ja nuk i ka lehtësuar fare udhëtimin Kosovës për në Evropë. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë një perspektivë për në BE, vetëm Kosova jo!”
Edhe sindikatat e Kosovës merren në thumb të rezolutës.
“Sindikatat në Kosovë nuk kanë qenë në gjendje të përfaqësojnë mjaftueshëm interesat e punëtorëve. Pas luftës ato kanë qenë të tronditura si aspektin e personelit ashtu edhe ne atë profesional. Në vend se të organizojnë punëtoret e punëtorët dhe të ndalin procesin e privatizimin, i janë bashkangjitur plaçkitjes, gjoja “për të marrë të paktën diçka për punëtorët”. Ato pos tjerash nuk kanë qenë në gjendje të përballen me rendin e ri politik e ekonomik të kapitalizmit neo-liberal. Për fat të keq edhe sindikatat në Evropë dhe në Zvicër kanë dështuar të ofrojnë ndihmë e mbështetje për zhvillim sindikalist. Sindikatave në Kosovë iu është nevojitur mbështetja, për të vepruar si partnerë të fuqishëm social. Këtë dobësi e kanë shfrytëzuar, UNMIK-u, KFOR-i dhe qeveria e Kosovës, për të blerë paqen sociale me “para projektesh”.
Pasi bën një përshkrim të vështirësive dhe problemeve nëpër të cilat po kalon Kosova si në aspektin social, shëndetësor etj. rezoluta propozon masat në vijim: Investime në sektorin publik dhe në bujqësi, të cilat nxisin krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe krijojnë vende të reja pune; Marrëveshja e Perspektivës Evropiane me Kosovën dhe liberalizimin e vizave; Be-ja duhet tu ofrojë njerëzve në Kosovë mundësi të ligjshme, për të gjetur punë në Evropë.
Dhe nga Zvicra zyrtare ne kërkojmë: Rifutje të menjëhershme të Marrëveshjes ndërshtetërore të Sigurisë Shoqërore me Kosovën”, përfundon teksti i rezolutës së miratuar njëzëri nga anëtarët e Komisionit për migracion të sindikatës UNIA të mbajtur më 21 shkurt 2015.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri