Kosova
Deklaratat për Faton Hajrizin: Haxhiu thotë se reagoi pas takimeve me institucionet e sigurisë
Ministrja e Drejtësisë në Kosovës, Albulena Haxhiu është intervistuar për deklaratat e saj për Faton Hajrizin.
Ajo ka thënë se reagimi i saj ka ardhur pas takimeve me institucionet e sigurisë.
“Rasti i dytë ka të bëjë me një reagim timin në rrjetin social Facebook që vjen si kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së radhës së Qeverisë së Serbisë, përmes ish-zëdhënësit të partisë së Sllobodan Millosheviqit, tash kryetarit të asaj partie dhe ministër i punëve të brendshme, Ivica Daciqit. I cili tentoi që ngjarjen që ka ndodhur në Lloznicë ta ndërlidhë me një sulm terrorist kinse të përgatitur nga qeveria e Kosovës”, tha ajo.
Tutje ka shtuar se pyetjet e prokurorisë ishin qëndrime të opozitës. “Më habit fakti se prokuroria zgjohet pas reagimit tim në rrjetin social sepse është dashur të jetë vixhilente ndaj tendencave të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. Siç ishte rasti në Banjskë dhe ky i fundit në Ujman.”
Albulena Haxhiu përgjatë dy ditëve është intervistuar edhe për deklarimet e saj për kërkesat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që sipas saj kanë pasur për takime dhe favore nga ajo. Ministrja e Drejtësisë për këtë tha se dikujt po i pengon reforma në drejtësi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











