Lajme
Shteti evropian që po tenton të ndalojë rrjetin social Telegram
Ministrja për Barazi e Danimarkës, Trine Bramsen, bëri thirrje që aplikacioni i komunikimit me origjinë ruse, Telegram, të ndalohet në vendin e saj, me arsyetimin se ndahen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme.
Në deklaratën e saj për gazetën “Berlingske”, Bramsen theksoi disa probleme të hasura në Telegram. Ajo tha se në aplikacion shpesh përfshihen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme dhe shtoi se për këtë arsye Telegrami duhet të bllokohet në vend.
“Fatkeqësisht, ne kemi parë disa shembuj skandalozë në Telegram që janë veçanërisht degraduese për gratë e reja etnike dhe mund të rezultojnë që familjet e tyre t’i përjashtojnë ato ose më keq”, theksoi Bramsen.
“Nuk mendoj se mund ta shohim ndryshe kur platformat përdoren për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve. Është e mundur të vendosen disa filtra kundër llojeve të tjera të përmbajtjes ilegale. Në fund të fundit, kjo do të jetë çështje e gjykatave, por ne duhet të sigurojmë që ligjet e duhura të jenë në fuqi përmes legjislacionit”, tha Bramsen.
Telegram, themeluesit e të cilit janë biznesmenët rusë, vëllezërit Nikolai dhe Pavel Durov, u prezantua si alternativë për WhatsApp dhe funksionon që nga viti 2013.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












