Bota
Punët më të kërkuara për të huajt në BE
Rreth 40 nga profesionet me mungesë të identifikuar, janë kategorizuar si të ndikuar rëndë nga mungesa e punëtorëve në dispozicion
Sipas këtij raporti, 84 % e profesioneve, ishin në mungesë në një ose më shumë vende. Ndërtimi dhe degët inxhinierike, kujdesi shëndetësor dhe TIK (teknologjia e informacionit dhe komunikimit), u shfaqën si sektorët më të prekur.
Ndër profesionet, që përballen me mungesat më të mprehta, dallohen shoferë kamionësh të rëndë, profesionistë të infermierisë (përfshirë specialistë), mjekë, elektricistë, kamerierë dhe punëtorë ndërtimi. Këto mungesa janë jo vetëm të përhapura, por edhe të rënda, duke ushtruar presione të konsiderueshme si në industri ashtu edhe në ekonomi.
Raporti nënvizoi disa faktorë që nxisin këtë situatë, duke përfshirë ndryshimet në strukturën e ekonomisë, tendencat e reja të punës dhe kërkesat për aftësi, ndryshimet demografike dhe zhvillimet shoqërore, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, faktorë të tillë si kushtet jo tërheqëse të punës dhe mospërputhjet midis preferencave të punëkërkuesve dhe ofertave të punëdhënësve, kontribuojnë në sfidë.
Siç u theksua më tej, rreth 40 nga profesionet me mungesë të identifikuar, janë kategorizuar si të ndikuar rëndë nga mungesa e punëtorëve në dispozicion.
Në përgjithësi, profesionet më të prekura në të gjithë Evropën, që po përballen me mungesën e punëtorëve përfshijnë:
Saldatorë
Hidraulikë
Drejtues kamionësh të rëndë
Mjekët specialistë
Mekanike
Profesionistë të infermierisë
Kamerierë
Metalurgë, montues makinerish
Punëtorë në shtrimin e dyshemeve
Punëtorë çatish
Mekanikë të klimatizimit dhe ftohjes
Punëtorë ndërtimi
Raporti EURES, më tej vuri në dukje se sektori i ndërtimit përballet vazhdimisht me mungesë të fuqisë punëtore. Plakja e popullsisë, atraktiviteti i ulët i punësimit të sektorit dhe mospërputhja e aftësive, u identifikuan si disa nga faktorët, që çuan në këtë situatë.
Përdorimi i gjerë i nënkontraktorëve, individëve të vetëpunësuar dhe punës së përkohshme, për të plotësuar kërkesën e prodhimit, kontribuon në përcaktimin e një tregu, ku puna në sektor kërkon që individët të ndryshojnë rregullisht kontratat, gjë që rrit pasigurinë. Kjo mund të pengojë individët, të hyjnë dhe të qëndrojnë në sektor.
Raporti sugjeron se rritja e përfaqësimit të grupeve të nënpërfaqësuara, veçanërisht të grave, ka të ngjarë të ndihmojë në zbutjen e mungesave.
Ndërtimi konsiderohet punëdhënësi më i madh industrial i BE-së, me afro 13 milionë punëtorë në tre milionë kompani në të gjithë Evropën.
Ndërsa mospërputhja e aftësive, u shfaq midis faktorëve, që kontribuuan në mungesën e profesioneve, nga ana tjetër, disa punonjës në punë me tepër punëtorë, ishin shumë të kualifikuar.
Shumë punëtorë në këto profesione, ishin shumë të kualifikuar, duke treguar se një nivel i lartë arsimor, nuk korrespondon automatikisht me mundësi të mira punësimi.
Ndër të tjera, raporti theksoi se 60 % e të punësuarve në punë me tepër punonjës në sektor në BE, në vitin 2022, ishin gra. Ndërsa në rastin e profesioneve me mungesë, gratë përbënin vetëm 27 % të totalit. Sipas raportit, kjo situatë krijon një treg pune “më pak të favorshëm” për gratë në krahasim me burrat.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









