Kultura
Ëndrrën për aktrimin e bën realitet në Vjenë
Në Austri kishte ardhur për të vazhduar studimet e ndërprera në ekonomi. Por ëndrra për artin nuk e linte të qetë. Kështu, Astrit Alihajdaraj bëhet aktor i dalluar i filmit dhe teatrit austriak

Aktori Astrit Alihajdaraj po bën hapa të rëndësishëm në karrierën e tij artistike në Austri. Djaloshi nga Istogu është bërë shumë i njohur për publikun austriak, duke qenë personazh kryesor i shumë filmave dhe shfaqjeve teatrale. Ditë më parë, ai qëndroi në Amerikë ku me filmin “Gone Back” mori pjesë në “Javën e filmit shqiptar” që u mbajt në Nju Jork, me ç’rast filmi “Gone Back” fitoi çmimin “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë”
Në bisedë për “albinfo.ch”, Astriti tregon për sukseset artistike dhe realizimin e ëndrrës së tij në Vjenë.
Vite më parë Astrit Alihajdaraj kishte konkurruar për t’u regjistruar në Fakultetin e aktrimit në Prishtinë, por nuk ishte pranuar. E kishte regjistruar ekonominë duke i shuar shpresat se mund të realizonte ëndrrën e tij. Situata në të cilën gjendej Kosova në vitet e 90-ta, si shumë të rinj tjerë, edhe Astritin e largoi nga Kosova për të vazhduar studimet në Austri. Këtë mundësi e pati falë vëllait të tij Xhevdetit, i cili ishte një nga studentët e parë shqiptarë në këtë shtet.
Në Vjenë, Astriti erdhi për të vazhduar studimet e ekonomisë. Por, shpirti artistik i tij nuk e linte rehat. Kështu, ai sillej vërdallë teatrove të Vjenës ose lexonte çdo ditë gazetat që shkruanin për aktrim.
- Kur “ndez” me të parën!
Papritur, një ditë sheh në gazetë një konkurs ku një agjenci filmi kërkonte statistë për një film. Pa menduar shumë, djaloshi nga Istogu vrapoi të konkurrojë me shpresën se të paktën do ta shihte veten në një film. Aty filloi e gjitha. E njëjta agjenci Astritit ia ofron rolin kryesor në filmin “Nordrand” nga ku edhe fillojnë ëndrrat t’i bëhen realitet.
”Ishte viti 1999 kur mora pjesë në filmin “Nordrand” të regjisores Barbara Albert. Ky film u bë shumë i suksesshëm, duke marrë pjesë në festivalin e Filmit në Venedik dhe duke u shpallur si filmi më i mirë i Austrisë në atë vit. Me këtë film filloi një epokë e re e filmit në Austri pasi që filmi ynë mori pjesë pas shumë dekadave përsëri në festivalin e Venedikut. Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka mbledhur filma të vjetër dhe të rinj austriak duke i renditur këta filma sipas pëlqyeshmërisë. Filmi “Nordrand” renditet në vendin e parë dhe kjo më ka bërë shumë krenar”, thotë për albinfo.ch Astriti i cili arriti t’i përfundojë edhe shkollimin për aktrim në Austri.
Ky film për aktorin shqiptar ishte vetëm fillim i roleve të shumta që pasojnë më vonë qoftë në teatër apo në kinematografinë austriake. “Nuk më ka interesuar të bëj listë të gjatë të roleve të mia. Përveç filmave të ndryshëm në të cilët kam marrë pjesë siç janë: “Nordrand”, “Tatort”, “Balkan Traffic”, “Schnell Ermittelt”, “Medcrimes”, Gone Back”, e të tjerë, rëndësi të veçantë kanë edhe angazhimet e mia në shfaqje të ndryshme teatrale.
- Në “Gone Back”, me Blerim Destanin
Këtu duhet të theksoj pjesëmarrjen time vite me radhë në “Festspiele Reichenau” nga ku kam bashkëpunuar me aktorët më të mirë gjermanishtfolës. Nuk mundem pa i përmendur edhe rolet e mia në filmat shqiptarë, veçanërisht në filmin e Agim Sopit, “Agnus Dei” në të cilin pata fatin të luaj po ashtu me aktorët më të mirë shqiptarë”, tregon aktori Alihajdaraj për përvojat e tij artistike.
Ndërkaq, ai e zbulon për “albinfo.ch” se në Kosovë ka hapur edhe produksionin filmik “Illyria Film” me të cilin kanë xhiruar filmin “Gone Back” me regji të Ernest Mehollit. Pos shumë aktorëve të huaj, në këtë film luan edhe aktori tjetër shqiptar, Blerim Destani. Me filmin “Gone Back” aktori shqiptar mori pjesë në “Javën e filmit shqiptar” që u mbajt në Nju Jork, me ç’rast filmi “Gone Back” fitoi çmimin “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë”
“Në Amerikë u mbajt “Albanian Film Week” apo “Java e filmit shqiptar” që u organizua për të tretën herë në Nju Jork. Ndihem shumë i lumtur që filmi ynë “Gone Back” hapi edicionin e këtij viti, dhe nga afro 50 filma shqiptarë, filmi “Gone Back” fitoi dy çmime: “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë””, u shpreh ai pas kthimit të tij nga Amerika.
Aktori Alihajdaraj sapo ka përfunduar xhirimet e një filmi për televizionin austriak ORF në bashkëpunim me televizionin gjerman ARD. Ndërkohë, ai po ashtu ka marrë edhe një ofertë që të luaj nga viti i ardhshëm në një shfaqje në Teatrin e Vjenës.
Arben Gjinaj
Roli kryesor në filmin më të pëlqyer në historinë e filmit austriak
”Ishte viti 1999 kur mora pjesë në filmin “Nordrand” të regjisores Barbara Albert. Ky film u bë shumë i suksesshëm, duke marrë pjesë në festivalin e Filmit në Venedik dhe duke u shpallur si filmi më i mirë i Austrisë në atë vit. Me këtë film filloi një epokë e re e filmit në Austri pasi që filmi ynë mori pjesë pas shumë dekadave përsëri në festivalin e Venedikut. Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka mbledhur filma të vjetër dhe të rinj austriak duke i renditur këta filma sipas pëlqyeshmërisë. Filmi “Nordrand” renditet në vendin e parë dhe kjo më ka bërë shumë krenar”,
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit