Kosova
Kurti, homazhe në Kralan të Gjakovës: Vrasja e fëmijëve e foshnjave, akt mizor
Me masakrën e Kralanit u vranë dhe ekzekutuan 80 civilë shqiptarë, ndërsa në familjet Vejsa, Caka e Haxhiavdyli mbi 29 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytetit në Gjakovë, duke nderuar të rënët e Kralanit dhe ata të familjeve Vejsa dhe Haxhiavdyli e Caka në Gjakovë.
“Vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan dhe në Gjakovë, dëshmon gjenocidin e ushtruar të forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha me këtë rast Kurti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga disa prej ministrave të kabinetit të tij.
Tutje kryeministri i Kosovës tha se urdhërdhënësit kanë qenë dora e zgjatur e Millosheviqit, të cilët janë me dhjetëra e me qindra, andaj ata duhet të përgjigjen para drejtësisë, shkruan albinfo.ch.
“Me kodin e procedurës penale dhe plotësim ndryshimin, ne, kemi mundësuar që kriminelët serbë të përndiqen, të gjykohen dhe të dënohen qoftë edhe në mungesë”, tha Kurti.
Me masakrën e Kralanit u vranë dhe u ekzekutuan 80 civilë shqiptarë, ndërsa në familjet Vejsa, Caka e Haxhiavdyli mbi 29 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa, gjersa theksoi se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë.
Osmani thekson se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet.
“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe. Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal. Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, shkruan presidentja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











