Kosova
Kamberi propozon tetë pika për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në procedurë parlamentare dorëzoi sot në Kuvendin e Serbisë një propozimligj të ri. Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.
Ky Propozim i ligjit përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta, transmeton Albinfo.ch.
Ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002.
“Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë normat e tij, në krahasim me Ligjin aktual, i cili fare nuk përmban dispozita ndëshkuese, që praktikisht respektimin e të drejtave të pakicave e ka lënë në mëshirën dhe disponimin politik të qeverisë qendrore”, ka njoftuar Kamberi në Facebook.
Ai ka thënë se edhe kësaj radhe propozimi ka hasur në përkrahjen e dy deputetëve të SDA së Sanxhakut dhe një deputeti të pakicës ukrainase.
“Dispozitat ndëshkuese, dënimet me burg dhe të holla ndaj atyre që nuk respektojnë këtë Ligj në rast të aprovimit, duhet të jenë garanca e realizimit të tij”, ka thënë Kamberi.
Pikat kryesore që përmban ky propozim i dërguar sot në Parlamentin e Serbisë janë:
Ruajtja e identitetit, traditës dhe veçantive;
Të drejtat në arsim – me të drejtën e krijimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe domosdoshmërinë që në tekstet shkollore të historisë, artit e kulturës së paku 50% e lëndës të jetë nga histroia e kultura kombëtare e pakicave;
Të drejtën e patjetërsueshme të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit;
Të drejtën e pakufizuar të përdorimit të simboleve kombëtare;
Të drejtën për përfaqësim proporcional dhe adekuat në gjyqësor;
Krijimin e Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave të pazhvilluara;
Ky është propozimi i tretë i Kamberit për ndryshime ligjore në 5 muajt e fundit.
Propozim ndryshimi i Ligjit për përdorimin e flamurit dhe riorganizimi i territoreve të gjykatave dhe prokurorive janë propozimet që kanë hyrë në procedurë parlamentare.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










