Sport
Pritje madhështore për Lenjanin në Kamenicë
Fotografitë e postuara në Facebook tregojnë që për Ermir Lenjanin ishte organizuar pritje madhështore në vendlindjen e tij në Kamenicë
Lenjani ishte shoqëruar në të gjitha takimet nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani.
“Ishte e mrekullueshme për mua që ta kaloj një ditë në qytetin tim, në Kamenicë. Falënderoj kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzat Sinanin për mirënjohje si dhe të gjithë të pranishmit. Pa përkrahjen tuaj unë nuk do të isha ku jam sot, prandaj faleminderit nga zemra qyteti im dhe njerëzit e mi. Ju dua.”, ka shkruar Lenjani në facebook.
Ermir Lenjanin ka marrë mirënjohje nga Komuna e Kamenicës për suksesin e treguar në kombëtaren e Shqipërisë.
Lenjani ka lindur më 5 gusht 1989 në Prishtinë. Ai është nga Karaqeva, komuna e Kamenicës dhe ka emigruar me familje në Winterthur në moshën 4-vjeçare. Karrierën e futbollit e ka filluar në akademinë e shkollës së Winterthurit. Më 2010-2011 është hazuar te Grasshoppers, për t’u kthyer prapë në Winterthur si titullar.
Në janar të vitit 2013 kartonin e tij e blen ekipi më i vjetër i Zvicrës, FC St.Gallen, që momentalisht mban pozitën e tretë me 26 pikë, pas Bazelit dhe Cyrihut.
Sipas portalit „Transfermarkt.ch“, kartoni i Lenjanit vlen 800 mijë euro.
Lenjani luan si mbrojtës i majtë në St. Gallen, kurse angazhohet si mesfushor anësor në kombëtaren shqiptare. Ai është 175 cm i gjatë dhe shquhet për të majtën e tij të fortë. Amir Abrashi është shoku dhe fqinji i tij i parë.
Për herë të parë në kombëtare është ftuar nga De Biasi në ndeshjen miqësore me Armeninë, në gusht të 2013-ës. Kurse shtetësinë shqiptare e ka marrë tek më 8 tetor 2013. Paraqitjet e tija më të mira në kombëtare janë fitorja si mysafir ndaj Portugalisë me rezultat 1-0. Golin e parë Lenjani e ka shënuar kundër Danimarkës në ndeshjen e parë zyrtare në Elbasan Arena.
Sfida më e rëndë për të ka qenë ndaj Serbisë. Loja në Beograd është ndërprerë pak para mbarimit të pjesës së parë për shkak të dhunës së ushtruar nga huliganët dhe sigurimi serb ndaj lojtarëve shqiptarë të kombëtares sonë.
Në miqësoren e fundi Lenjani ka shkëlqyer si lojtari më i mirë në barazimin e Shqipërisë ndaj Francës.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë "Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot... -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët

























