Futboll
Ermir Lenjani flet për përplasjen me Panuccin
Pas një tërheqjeje të shkurtër, për shkak të mosgrumbullimit nga Panucci, Ermir Lenajani rikthehet me entuziazëm në Kombëtare shqiptare.
Në një konferencë për media të enjten Lenjani foli për rikthimin në ekipin kombëtar kuqezi, por nuk deshi të flasë për ish-trajnerin Christian Panucci, i cili nuk e donte në skuadër.
Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 më 8 qershor kundër Islandës në udhëtim dhe më 11 po të atij muaji ndaj Moldavisë në shtëpi.
Përplasja me Panuccin: S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. S’e kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thosha në atë moment.
Biseda me Edy Rejan: Jemi takuar në Cyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij.
Për pozicionin në fushë Lenjani ka thënë se secili trajner ka mendimin e vet. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë mbrojtëse. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë.
“Unë mendoj ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskën, por mendoj që nuk është problem i madh për ne”, ka thënë Lenjani
Objektivi: E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













