Futboll
Shaqiri dhe Xhaka, me më shumë paraqitje te Zvicra nga ekipi aktual
Nati bëhen gati për paraqitjen e nëntë në Kupën e Botës
Zvicra për herë të nëntë do të paraqitet në Kupën e Botës, ndërsa shpreson në paraqitje të mira, pse jo për një sukses historik.
Më i madhi ishte çerekfinalja në Kupën e Botës, ndërsa kujtojmë që janë në grup me Kamerunin, Brazilin dhe Serbinë, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti me më shumë paraqitje në Nati është Heinz Hermann me 118 ndeshje, ku kishte shënuar edhe 15 gola, kurse Alain Geiger është i dyti me 112. Stephen Lichtsteiner dhe Xherdan Shaqiri kanë nga 108. Shaqiri paraqitet për Zvicrën nga viti 2010 dhe mund të thyejë këtë rekord. Granit Xhaka është në vendin e pestë me 106. Xhaka është kapiten, kurse Shaqiri zëvendëskapiten. Nga ekipi aktual, Ricardo Rodriguez ka 100 ndeshje dhe Haris Seferoviq 88.
Sa u përket golave, Alexander Frei është në vendin e parë me 42 gola, shkruan tutje albinfo.ch.
Shaqiri ka 26 gola, ndërsa Seferoviq 25.
Botërori zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













