Lajme
Vdesin dy të rinj (19 dhe 21 vjeç), duke ikur nga policia
Në vendndodhje, një automjet ishte përfshirë nga flakët. Shoferi dhe një pasagjer janë gjetur të vdekur pranë mjetit të aksidentuar
Në mbrëmjen e së martës, në H10 ka ndodhur një aksident me fatalitet pranë pishinës Combes. Dy të rinj janë gjetur të vdekur.
Policia e Neuchâtelit është informuar se ka ndodhur aksidenti rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës, transmeton albinfo.ch. Pak para këtij raporti nëpërmjet qendrës së thirrjeve të urgjencës në Neuchâtel, kur një patrullë në St-Sulpice po kryente një kontroll trafiku, një automjet ka kaluar me shpejtësi të madhe në Rue de la Place d’Armes në Fleurier në drejtim të Boveresse, njofton Policia e Neuchâtelit.
Një patrullë policore pastaj ka provuar të kontrollonte mjetin në fjalë, por ai i ka humbur nga sytë për shkak të shpejtësisë së madhe në rrethrrotullimin e afërm, shkruan 20minuten.ch. Kërkimi i bërë në zonë dhe deri në fshatin Couvet rezultoi i pasuksesshëm.
Menjëherë pas kësaj, një banor ka njoftuar se ka ndodhur një zjarr nën rrugën kantonale. Në vendndodhjen e zjarrit është konstatuar se një automjet ishte përfshirë nga flakët. Shoferi dhe një pasagjer janë gjetur të vdekur pranë mjetit të aksidentuar. Të dy ishin banorë të rajonit.
Viktimat ishin dy të rinj të moshës 19 dhe 21 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Një ekip i madh shpëtimi ka shkuar në vendngjarje. H10 është bllokuar dhe pastaj rihapur, pak para orës katër të mëngjesit.
Prokurori përgjegjës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













