Kosova

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Suksese juve dhe Kosovës, zonja Presidente

Kryeministri shqiptar e përshëndeti zgjedhjen e Shiroka-Pulës si presidente të Kosovës, duke i uruar sukses në një periudhë sfiduese për vendin dhe rajonin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Republikës së Kosovës, raporton albinfo.ch.

“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën”, shkroi Rama.

Ai i uroi presidentes së re sukses në detyrën e saj, duke e përmbyllur mesazhin me urimin: “Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës me 81 vota në raundin e parë të votimit. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin kushtetues dhe deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, duke u zotuar të mbrojë Kushtetutën dhe interesin e Republikës së Kosovës./Albinfo.ch