Futboll
Egzon Shala e nis me fitore, por ndalet në çerekfinale
Mësohet se Egzon Shala e nis në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në Lojërat Olimpike Tokio 2020, transmeton albinfo.ch.
Mundësi ynë shënoi fitore ndaj algjerianit Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogramë.
Shala dominoi që nga fillimi, duke triumfuar me rezultat 6:0, për vetëm 45 sekonda.
Shala është kualifikuar në çerekfinale, por në ndeshjen e radhës u përball me iranianin Amir Hossein Zare, prej të cilit edhe u mposht.
Megjithatë, ëndrra për medalje nuk përfundon këtu për Egzonin, pasi mund të luajë në repesazh.
Për të ndodhur kjo, iraniani Zare duhet të fitojë gjysmëfinalen ndaj Petriashvillit të Gjeorgjisë, përballje kjo që luhet prej orës 11:15 me kohën tonë lokale.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














