Kosova
Zyrtari i LDK-së flet pas sulmit me vezë ndaj Përparim Ramës
Në një prononcim për media, zyrtari i LDK-së, Alban Zogaj, ka folur për sulmin që i është bërë kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Përparim Ramës, gjatë një debati me qytetarë të ‘Kodrës së Trimave’ në Prishtinë. Zogaj tha se janë sulmuar nga militantët të cilët vazhdimisht thërrisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje.
“Ne ishim në aktivitet në “Kodrën e Trimave” dhe përderisa kandidati për kryetar të Prishtinës, Perparim Rama, ishte duke biseduar me qytetarë të Prishtinës, një grup i të rinjve, afër oborrit të shkollës “Zenel Hajdini”, të cilët vazhdimisht thërrisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje, pas një kohe sulmuan me vezë grupin dhe të gjithë ata qytetarët që ishin aty dhe e prishën shijen e një takimi të mirë me qytetarët e asaj ane, dhe me keqardhje e konsideroj se kjo është e papranueshme në vitin 2021 në Prishtinë”, tha Zogaj në Kanal10.
Zogaj tha se gara e Prishtinës është garë e ideve të mëdha, është civilizimit të vitit 2021, dhe nuk është garë e gjuajtjeve me vezë, por e projekteve të mëdha. Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Qendra e VV-së në Prishtinë ka thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë