Lajme
Kosovë: Vazhdon edhe sot procesi i vaksinimit
Mbi 96 mijë qytetarë të vaksinuar deri tani në Kosovë
Në sallën “1 Tetori” edhe sot do të vazhdojë procesi i vaksinimit të qytetarëve, sikurse edhe ditëve të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që të paraqiten sot në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MSH-ja ka bërë me dije se janë duke u kontaktuar edhe qytetarët e tjerë që s’janë pjesë e kësaj liste, por që ka tashmë kanë marrë dozën e parë.
“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e diel, 13 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Listën e personave, të cilët duhet të paraqiten sot për të marrë dozën e dytë të vaksinës e gjeni KËTU.
Ndërkaq kujtojmë se në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 480 doza ta vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më tash janë vaksinuar 96 mijë e 369 qytetarë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













