Lajme
40-vjeçarja që notoi nën akull, ka thyer rekordin botëror
Një ngjarje interesante ka bërë që të gjitha mediat botërore të shkruajnë për rekordin e ri të një gruaje 40-vjeçare, e veshur vetëm me kostum banje, kapele noti dhe një maskë zhytjeje, u lëshua në një vrimë të hapur në sipërfaqen e ngrirë të një liqeni në Siberi, për të notuar në ujin me temperaturë 0 gradë, përcjell albinfo.ch.
Në video shihet se 40-vjeçarja nga Moska që u zhyt në ujin e akullt të liqenit Baikal, për të kryer sipërmarrjen e saj.

Ajo quhet Yekaterina Nekrasova dhe mbajti frymën për një minutë dhe notoi 85 metra nën liqenin e ngrirë më 7 janar, që ishte dita e Krishtlindjeve ortodokse, dhe besohet se me tentativën e saj ka thyer rekordin botëror, çka pritet të verifikohet së shpejti.
Nga ana tjetër, mbi sipërfaqe shihen anëtarë të grupit të saj që e ndjekin nga afër në rast emergjence. Mediat thonin se në akull ishin hapur vrima në intervale të rregullta, në rast se ajo do të hiqte dorë nga notimi.

Kamera të shumta filmuan si nga poshtë edhe mbi sipërfaqen e liqenit, ku Nekrasova shihet që zbret me një shkallë dhe më pas del me një shkallë tjetër, pas një minute e gjysmë.
Por edhe vetë liqeni Baikal mban shumë rekorde në vetvete. Ai është 20 deri në 25 milionë vjet i vjetër, liqeni më i lashte i tokës dhe trupi ujor kontinental më i thellë.
Duke komentuar mbi sfidën e saj, Nekrasova tha se kishte në plan të notonte më 6 janar, por “moti ekstrem” dhe erërat e stuhishme e detyruan të shtynte misionin për një ditë.

Megjithse ajo e dinte se mund të notonte “lehtësisht” për 75 metra, Nekrasova tha se menjëherë sapo hyri në ujin e akullt, nisi të dyshonte te vetja.
“Mendova se do të ngrija që në nisje, apo se maska do të ngrinte apo do të mjegullohej. Dhe sigurisht nuk e dija se për sa gjatë mund të zhytesha në një vend të ri”, shkruan ajo.
Temperature e ajrit arrinte në -30 gradë Celcius dhe Nekrasova e përshkruan atë që ndodhi si një “mrekulli e Krishtlindjes”.

“Në ditën e zhytjes moti ishte ngrohur deri në -21 gradë Celsius, dhe erërat ishin zbutur,” shkruan ajo, duke treguar se pasi kishte bërë nxehjen fizike, bashkë me grupin e saj shkuan te pika e nisjes.
“Qëndrova për një minutë para shkallës, u përqendrova, vendosa maskën, u zhvesha dhe zbrita në ujë. Kur hyra me trup në ujë aty nuk kishte më erë dhe për 30 sekonda pulsi im u qetësua”.

Ajo e përshkruan më tej eksperiencën si një “kënaqësi”, duke thënë se “e shikoi procesin” dhe se në fund ishte “e përfshirë nga emocionet”.
Noti në akull ose ndryshe “epifania” është një traditë në Rusi për shumë ortodoksë, dhe pjesë e ritualeve përkujtimore të pagëzimit të Jezusit.
Sipas rekordeve botërore Guinness, kurora e notit më të gjatë nën akull mbahet nga danezi Stig Severinsen, i cili notoi për 75 metra në Groenlandë më 2013.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen













