Kosova
Nuk lejohen tubimet me mbi 50 persona, reagojnë gastronomët dhe hoteleria
Në mesin e 28 masave të marra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, është reduktimi i punonjësve në institucione publike, mbyllja e zyrave e departamentet në të cilat janë shfaqur rastet pozitive me Covid-19, e edhe ndalimi i tubimeve me mbi 50 persona.
Në këtë mbledhje u votua që edhe kontaktet e personave të infektuar me Covid të vetizolohen për 14 ditë, e të mos kenë kontakte me persona të tjerë, rekomandim ky i cili ishte bërë publik nga OBSh-ja, që nga fillimi i pandemisë.
Tutje sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, bartja e maskave dhe përdorimi i dezinfektuesve është e obligueshme në veçanti për veprimtaritë tregtare, si furrat, marketet e barnatoret, si dhe në sektorin e gastronomisë.
Derisa në masën e 26-të thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja do ta përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.
Pavarësisht kësaj, ka pasur kërkesa për lejimin e operimit të klubeve të natës.
Përmes Shoqatës së Gastronomëve, klubet kanë kërkuar bashkëpunim me Qeverinë, që përmes masave adekuate t’u lejohet operimi nga 15 korriku.
Edhe Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit ka reaguar pas vendimit për moslejimin e tubimeve me mbi 50 persona në hapësira të mbyllura, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












