Lajme
Nxënësit zviceranë, dy muaj prapa me mësime, për shkak të koronës
Nxënësit në nivel botëror, kanë humbur më shumë se një të tretën e materialit mësimor. Ndërsa në Zvicër, ata kanë humbur një të gjashtën
Sipas një studimi ndërkombëtar të realizuar në shkallë të gjerë, pandemia e koronës ka ngadalësuar ndjeshëm përparimin e të nxënit të nxënësve, transmeton albinfo.ch. Zvicra, megjithatë ka performuar më mirë se vendet e tjera.
Në përgjithësi, nxënësit, sipas studimit, kanë humbur më shumë se një të tretën e materialit mësimor të një viti normal shkollor. Ndërsa në Zvicër, megjithatë, ata kanë humbur vetëm rreth një të gjashtën.
Deficiti i nivelit të të mësuarit është shumë më i theksuar në matematikë sesa në lexim, shkruajnë autorët nga Franca, Suedia dhe Britania e Madhe në studimin e publikuar në revistën “Nature Human Behaviour”.
Ata e justifikojnë këtë duke thënë se prindërit dhe fëmijët më shumë ndodhë të lexojnë së bashku në shtëpi sesa të zgjidhin probleme matematikore, shkruan srf.ch.
Arsyeja e mungesës së përparimit në mësime është mbyllja e shkollave gjatë pandemisë. Autorët e studimit vlerësojnë se 95 për qind e të gjithë nxënësve të shkollave në mbarë botën janë prekur nga kjo. Problemet e shëndetit mendor dhe fizik mund të kenë përkeqësuar deficitet, sipas autorëve.
Në përgjithësi, përparimi në të mësuar ka pësuar më shumë te fëmijët me status të ulët socio-ekonomik, transmeton albinfo.ch. “Kjo sugjeron që pabarazitë arsimore midis fëmijëve me prejardhje të ndryshme janë përkeqësuar gjatë pandemisë,” shkruajnë autorët në studim.
Autorët kanë zbuluar gjithashtu se ndërkohë deficitet e të mësuarit qenë shfaqur në fillim të pandemisë, ato nuk u ulën ose u rritën ndjeshëm as me kalimin e kohës.
Studimi bazohet në një meta-analizë të 42 studimeve nga 15 vende me të ardhura të larta dhe të mesme ,të publikuara midis marsit 2020 dhe gushtit 2022. Shumica e studimeve të analizuara kishin të bënin me Britaninë e Madhe dhe SHBA, dy studime kishin të bënin me Zvicrën.
Në vendet me të ardhura mesatare si Brazili dhe Meksika, deficiti i të mësuarit ishte më i madh se në vendet me të ardhura të larta si Zvicra, apo SHBA dhe Britania e Madhe.
Është e paqartë se sa rëndë janë prekur fëmijët nga vendet me të ardhura të ulëta nga mungesa e të mësuarit. Nuk ka studime përkatëse nga këto vende.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














