Jeta në Zvicër
Si të ndryshoni lejen e vozitjes në Zvicër?
Pasi të keni mbërritur në Zvicër, do të keni një vit kohë për të vozitur me lejen tuaj të shtetit nga vendi që vini, deri sa ta ndërroni atë
Të gjithë personat të cilët vinë nga vende të tjera dhe vendosin të jetojnë në Zvicër për më shumë se një vit, do të kenë nevojë për ndryshim të patentës.
Sikur shumica e vendeve, Zvicra ka marrëveshje reciproke me vendet e tjera në lidhje me lejen e vozitjes.
Kjo do të thotë që ju mund të ndërroni shpejt dhe lehtë lejen tuaj të vozitjes pasi të keni arritur në Zvicër.
Për ta bërë këtë, do të duhet të zbatoni disa rregulla brenda një afati të kufizuar kohor, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch
Pasi të keni mbërritur në Zvicër, do të keni një vit kohë për të vozitur me lejen tuaj të shtetit nga vendi që vini, deri sa ta ndërroni atë.
Ky është një lajm i mirë për turistët ose këdo që planifikon të qëndrojë më pak se një vit.
Por, kushdo që nuk e ndërron lejen e vozitjes brenda një viti, do të konsiderohet se po udhëton pa licencë të vlefshme dhe për këtë arsye do t’i nënshtrohet ndëshkimeve të caktuara.
Data e mbërritjes tuaj regjistrohet në lejen tuaj të qëndrimit në Zvicër – kështu që mos harxhoni kohë për të bërë ndryshimin.
Përveç licencës tuaj ekzistuese, do t’ju duhet edhe një numër dokumentesh të tjera për të bërë ndryshimin.
- Së pari, do t’ju duhet forma e aplikimit tuaj kantonal.
- Do t’ju duhet gjithashtu një kopje e lejes së qëndrimit tuaj, së bashku me certifikatën tuaj të qëndrimit (nëse është e përshtatshme).
- Sillni me vete një foto pasaporte me ngjyra, së bashku me një vërtetim nga një okulist. Këto certifikata kushtojnë afërsisht CHF20.
4.Rregullatë e mësipërme vlejnë për leje standarde. Ndërsa, një certifikatë mjekësore kërkohet për këdo që aplikon për leje të tipit C1, C, D, D1 ose BPT dhe për klasën 3, përcjell albinfo.ch
Më në fund, do të duhet të paguani një tarifë. Kjo ndryshon nga kantoni në kanton por mubnd të jetë midis 80 dhe 140 franga
Të huajt nga cilat vende mund të aplikojnë për leje të veturës në Zvicër?
Të gjithë ata që vinë nga vendet evropiane dhe EFTA mund të ndryshojnë lejen e tyre thjesht duke respektuar hapat e mësipërm dhe nuk do të duhet të bëjnë një provë praktike ose teorike shtesë.
E njëjta vlen për të ardhurit nga Australia, Izraeli, Japonia, Kanada, Koreja, Maroku, Monaco, Zelanda e Re, San Marino, Singapori, Tunizia dhe Shtetet e Bashkuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












