Lajme
Balzaretti: Marash Kumbulla është si Chiellini i ri
Ai mbushi 20 vjeç vetëm dy muaj më parë, por askush nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen rrezatuese të Marash Kumbulla. Jo më kot, mbrojtësi shqiptar, sot pjesë e Verona, ka përfunduar në radarët e Napolit dhe Interit në Itali.
Federico Balzaretti thekson cilësitë e qendërmbrojtësit kuqezi, me shtetësi italiane:
“Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse. Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre, që të mos pësojnë gol”.
Vetë Balzaretti nuk ngurron të bëjë një krahasim “shumë të rëndë” për një djalosh 20-vjeçar, që duhet të dëshmojë akoma shumë në futboll: “Për nga karakteristikat fizike, mua Kumbulla më kujton pak nga Giorgio Chiellini i ri”.
Këtë sezon, i pari në Serie A, Kumbulla ka grumbulluar 18 ndeshje deri më tani, duke shënuar edhe një gol, por mbi të gjitha duke shmangur shumë të tillë në portën e vet. Shkurt, e ardhmja është në këmbët e tij, sipas Balzaretti, transmeton Telesport, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













