Shqipëria
Pse u zhytën ndërtesat në tokë, flet eksperti italian
Toka vazhdon të dridhet në Shqipëri. Këtë mëngjes një tërmet i ri goditi bregdetin verior shqiptar.
Epiqendra u identifikua po në të njëjtën zonë të vendit të prekur gjashtë ditë më parë nga një tërmet i dhunshëm që shkaktoi vdekjen e 51 personave, njëzet e gjashtë prej tyre në Durrës.
Të gjitha viktimat u gjetën nën rrënojat e pesë ndërtesave: dy hotele në skajin jugor të Golemit, Villa Palma dhe Miramare, dhe tri ndërtesa, në njërën prej të cilave tetë ishin të vdekur, thotë shtypi italian, duke bërë kështu dhe një përmbledhje të situatës.
Vijimësinë sizmike në Shqipëri, profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universitetin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut, e shpjegon duke thënë se tërmete të tillë të fortë shkaktojnë modifikim të ambientit, duke lënë “gjurmët” e tyre në territor.
“Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t`i parashikuar”, thotë Michetti.
“Por, ajo që mund të bëjmë“, shton ai, “është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”.
Mediat italiane përmendin edhe fenomenin e daljes së ujit nga tërmeti, duke kujtuar se pas një tërmeti që kapërcen magnitudën 4,2, ekziston mundësia që disa terrene ranore dhe të pasura më ujë ta humbasin shpejt rezistencën, duke bërë që të zhyten ndërtesat e ndodhura mbi to. Në tërmetin e Shqipërisë, thotë njëri prej shkrimeve, ishin të shumta godinat që ranë, sepse janë ndërtuar në terrene të tilla.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












