Kosova
Prishtinë: Ndërtimet pa leje do të rrënohen nga kompania e re
Rrënim i objekteve të ndërtuara pa leje, është duke u cilësuar si procedurë urgjente në Prishtinë
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, po zhvillon ‘luftë të ashpër’ me ndërtimet pa leje në kryeqytet.
Tahiri është zotuar se fat i njëjtë do t’i prsët të gjitha objektet për të cilat veprohet ndryshe me ligjet në fuqi.
Thuhet se javë më parë Kuvendi i Komunës së Prishtinës kishte hapur tenderin për rrënim të objekteve të ndërtuara pa leje, duke e cilësuar si procedurë urgjente.
Duhet theksuar se për tenderin me titull “Rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje – procedurë emergjente”, me vendndodhje “Në Prishtinë sipas kërkesave të zyrtarëve të Autoritetit Kontraktues”, fillimisht ishte parashikuar të shpenzoheshin 45.000 euro.
Pas tenderit është bërë e ditur se kishin aplikuar tre operatorë ekonomikë që kishin ofruar çmime më të vogla se shuma e paraparë, e deri tri herë më të madhe se ajo.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se shuma më e ulët e ofruar ishte 31.480 euro, ndërsa më e larta 127.100 euro.
Fituese ka dalë “AGRO INVEST 1 ” SH.P.K. nga Komuna e Suharekës, e cila edhe ka ofruar çmimin më të ulët, shkuan arbresh.info.
Kujtojmë se muaj më parë Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka rrënuar disa kate të objekteve që nuk e kanë respektuar vendimin e komunës për ndërtim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











