Shqipëria
Sllogani “Pranë popullit shqiptar”, tifozët italianë solidarizohen me Shqipërinë
Slloganet “Pranë popullit shqiptar” dhe “Forca Shqipëri” valvuan në ndeshjet futbollistike në Itali, në shenjë solidariteti për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Nga tërmeti i ndodhur në Shqipëri shumë shtete ndihmuan, por duhet veçuar solidaritetin e disa shteteve dhe reagimin e disa ekipeve.
Kështu, shumë ekipe të SERIE A në Itali kanë dhënë mesazhe që kanë treguar solidaritet me popullin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Pas ekipeve, si Milani, Interi, Roma, një mesazh i tillë ka ardhur edhe në stadiumin “Luigi Ferraris” në Genoa.
Gjatë ndeshjes Genoa-Torino, tifozët kanë shfaqur pankarta që shkruante:
“Pranë popullit shqiptar”.
Po ashtu, një të tillë ishte shfaqur edhe në takimin në ndeshjen Crotone-Cittadella në SERIE B.
Nga ana tjetër, slogani i shpalosur nga ultrasit e Lecce ishte “Forca, Shqipëri”, përcjell albinfo.ch.



Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












