Lajme
Për sulmin ndaj gazetarit, reagojnë “Reporterët pa kufij”
Organizata “Reporterët pa kufij” kanë reaguar kundër fulmi fizik ndaj kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani nga pronari i gazetës
Sulmi fizik ndaj kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe njëherit redaktorit të Ekonomisë, Zekirja Shabani nga pronari i gazetës së përditshme “Tribuna”, ka nxitur reagime edhe nga Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij” , të cilët e dënojnë këtë atë.
Shabani është sulmuar nga pronari i kësaj të përditshme Sejdi Demiri.
Në reagimin e kësaj organizata thuhet se tensionet janë rritur në mes të shumë gazetarëve dhe punëdhënësve në Kosovë, në kohën kur për rënie të lirisë së medieve si fajtorë, shihen të ardhurat joadekuate të organizatave të lajmeve.
Pronari i gazetës “Tribuna” Sejdi Demiri ka sulmuar fizikisht redaktorin Shabani, pasi ky i fundit, si kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, njoftoi se do ta padisë gazetën për dështimin që ta paguaj stafin e saj në kohë.
Pas këtij vendimi, Demiri e thirri në zyrë Shabanin duke i kërkuar ta nënshkruaj një dokument për ndërprerjen e kontratës së tij. Shabani ka refuzuar, duke e konsideruar hakmarrje, ndërsa më pas Sejdiu e sulmon fizikisht. Edhe pse ky i fundit kundërshtoi se kishte sulmuar gazetarin, megjithatë Shabani rastin e paraqiti në polici.
“Ishte në këtë pikë kur Sejdi Demiri u bë agresiv”, ka thënë Shabani. “Ai përdori gjuhë të dhunshme dhe pastaj papritmas më ka sulmuar mua fizikisht”.ka deklaruar Shabani.
Pas këtij rasti reagoi edhe komuniteti i gazetarëve në Kosovës, duke e konsideruar akt qyqar sulmin ngjak kryetarit të AGK-së. Ndryshe Kosova renditet e 80 nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2014 të Reporterëve pa Kufij.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












